Në kohën e pandemisë globale, Covid-19 Suedia ka lënë shkollat, palestrat, kafenetë, baret dhe restorantet e saj të hapura.
Në vend të kësaj, qeveria u ka kërkuar qytetarëve të veprojnë me përgjegjësi dhe të ndjekin udhëzimet për distancimin shoqëror.
Kjo është e paqartë se cila strategji do të rezultojë përfundimisht më e efektshme, dhe madje ekspertët në Suedi paralajmërojnë se është shumë herët për të nxjerrë përfundime. Por duke pasur parasysh dëmin e madh ekonomik të shkaktuar nga bllokime të rrepta, qasja suedeze ka tërhequr interes të konsiderueshëm në të gjithë botën.
Deri në këto momente në Suedi janë shënuar 1,765 vdekje në mbarë vendin, sipas të dhënave nga Worldometer, transmeton portali arbresh.info
Ndërkaq, numri i rasteve të konfirmuara në mbarë vendin ka arritur në 15,322 persona të infektuar, 515 prej tyre janë në gjendje kritike, dhe 4,961 të shëruar.
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka kaluar shifrën 2,5 milion, përkatësisht 2,558,951. /arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...