Suedia është duke u përballur me një valë dhune në vend, ndërsa aktualisht ka shkallën më të lartë të vrasjeve në Europë.
Shumica e viktimave janë emigrantë, shkruan Al Jazeera, transmeton portal arbresh.info
Këtë dhunë, partitë e djathta janë duke e përdorur gjërësisht në fushatë para zgjedhjeve që priten të mbahen këtë vit.
“Situata në Suedi është përkeqësuar për shkak të drogës dhe parave, është krejtësisht ndryshe nga më parë,” tha Anne-Christine Rehnstrom, shefe e policisë së Linkoping.
Autoritetet theksojnë se rreth 15 banda bëjnë luftë me njëra-tjetrën vetëm në Stokholm, kryesisht në periferi.
Në Malmo në jug të vendit dy vite më parë, policia bëri bastisje, por droga vjen nga Danimarka, ndaj është e pamundur t’i jepet fund këtij problemi.
Suedia është i vendi vend europian që është duke regjistruar rritje të vrasjeve./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...