Prokurorët suedezë i kanë ndërprerë hetimet për dhunim seksual kundër themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange.
Assange, i cili më parë i kishte mohuar akuzat për dhunim, e ka shmangur ekstradimin në Suedi për shtatë vjet pasi ishte strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012.
Australiani 48-vjeçar ishte nxjerrë nga kjo ambasadë nga policia britanike në muajin prill dhe ishte dënuar me 50 javë burgim për shkak të shkeljes së kushteve të dorëzanisë.
Ai aktualisht është duke u mbajtur në burgun “Belmarsh” në Londër.
Në deklaratën e prokurorisë suedeze thuhet: “Nënkryetarja e Prokurorisë Publike, Eva-Marie Persson, sot ka marrë vendim që t’i ndërpresë hetimet lidhur me Julian Assange-n”.
“Arsyeja për këtë vendim është që dëshmitë për këtë rast janë dobësuar në masë të konsiderueshme për shkak të periudhës së gjatë kohore që ka kaluar prej ngjarjes në fjalë”, thuhet më tej në deklaratë.
Prokurorët njoftuan se vendimi për mbylljen e hetimeve për këtë rast u mor pas intervistimit të shtatë dëshmitarëve, shkruan “BBC”.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK