Stuhia Fiona ka kapluar vijën bregdetare të Kanadasë, duke marrë me vete shtëpitë dhe duke uu hequr çatitë disa nga tyre.
Shumë shtylla elektrike u rrëzuan, çka ka bërë që ushtria e vendit të dërgohet për ndihmë në disa zona.
Pasi u ngjit në veri nga Karaibet si një uragan, Fiona doli në breg, duke goditur me erëra të forta uragani, shira të dendur dhe valë të mëdha, raporton Guardian.
Ministrja e mbrojtjes, Anita Anand, tha se trupat do të ndihmojnë në heqjen e pemëve të rrëzuara dhe mbeturinave të tjera, të rivendosin lidhjet e transportit dhe të bëjnë çdo gjë tjetër që kërkohet për aq kohë sa duhet.
Policia tha se një grua, e cila mund të ishte marrë me vete, ishte e listuar si e zhdukur në bregun jugor të Newfoundland.
Teksa shkalla e dëmit u bë e qartë, kryeministri Justin Trudeau anuloi udhëtimin e tij në Japoni për funeralin e ish-kryeministrit të vrarë, Shinzo Abe. /arbresh.info/
Kroacia do të kufizon përsëri çmimet e karburantit dhe energ...
Protesta e opozitës/ Hidhen molotovë dhe fishekzjarre drejt ...
Kancelari Merz i dërgon letër Kurtit, kërkon avancim në dial...
Fitorja e 16 radhazi për Trepçën, kampionia e mposht lehtësi...
Gimbo zbulon bisedën me babanë e Selinës, ja çka i tha
Dallku akuzohet për nxitje dhune dhe ofendime nga Vjosa e Sh...