Një stuhi e madhe dëbore po lëviz drejt verilindjes së Shteteve të Bashkuara, pasi më parë kishte goditur rajonet qendrore dhe jugore, duke lënë qindra mijëra familje dhe biznese pa energji elektrike dhe duke shkaktuar anulime masive të fluturimeve.
Stuhia, e cilësuar nga meteorologët si një nga më të rëndat në dekadat e fundit, shoqërohet me temperatura shumë të ulëta, reshje të dendura dëbore dhe formim akulli, me pasoja potencialisht katastrofike, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Autoritetet paralajmërojnë se efektet e borës dhe ngricës do të ndihen deri javën tjetër dhe kushtet do të jenë të rrezikshme si për shoferët ashtu edhe për këmbësorët.
Rreth 900 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike, kryesisht në shtetet jugore, ndërsa fronti i stuhisë po përparon drejt verilindjes, duke sjellë reshje dëbore në qytetet kryesore përgjatë bregdetit të Atlantikut.
Në Uashington, D.C., ku rrugët dhe trotuaret janë mbuluar me dëborë, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa të paktën 20 shtete të tjera kanë marrë masa të ngjashme.
Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje qytetarëve përmes platformës Truth Social që të qëndrojnë të sigurt dhe të ngrohtë, duke theksuar se autoritetet po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë, shumë aeroporte kryesore, përfshirë ato në Uashington, Filadelfia dhe Nju Jork, kanë pezulluar operacionet, me rreth 15 mijë fluturime të anuluara dhe mijëra të tjera të vonuara.
Në Hjuston të Teksasit, ende i mbingarkuar nga kujtimet e stuhisë shkatërruese të vitit 2021, autoritetet kanë deklaruar se më e keqja duket e shmangur, por mbeten në gatishmëri, pasi temperaturat pritet të bien nën zero dhe akulli të formohet gjatë natës. Shkollat në qytet do të mbeten të mbyllura deri të hënën.
Paralajmërimet e meteorologëve theksojnë se i ftohti ekstrem do të vazhdojë gjatë gjithë javës dhe në disa zona të SHBA-së qendrore termometrat mund të zbresin deri në -45°C.
/rtsh.al/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...