Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadas në perëndim të Shteteve të Bashkuara.
Bora ka mbyllur rrugët, qendrat e skijimit dhe i ka lënë mijëra njerëz pa rrymë nëpër shtëpitë e tyre.
Stuhitë e kanë prekur posaçërisht zonën malore Sierra në Nevada, ku erërat kanë arritur deri në 305 kilometra në orë.
Njerëzit janë paralajmëruar për “rrezik të madh prej ndonjë orteku”.
Parashikuesit e motit u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë aty ku janë përgjatë fundjavës, pasi mund të bllokohen në stuhi nëse lëvizin.
Ndërkohë, në disa pjesë tjera të SHBA-së, vendet si Teksasi po përballen me ekstremin tjetër – zjarret pyjore./rel
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit