Një stuhi e re po kërcënon Bahamet vetëm dy javë pas uraganit Dorian që rezultoi shkatërrimtar për ishujt.
Stuhia tropikale u forcua në stuhinë Humberto gjatë të premtes mbrëma, transmeton portali arbresh.info.
Momentalisht është duke lëvizur në veri-perëndim të ishullit Great Abaco, një nga ishujt më të prekur nga Doriani.
Rreth 1,300 persona janë të zhdukur në Bahame pas uraganit, gjersa 15 mijë kanë nevojë për strehim, ushqim dhe kujdes mjekësor.
Humberto pritet të shkaktojë erëra të forta dhe shira të mëdha në ishuj, ku në disa zona parashihet të arrijë deri në 15 cm shi dhe erra me shpejtësi deri në 45 km/h./arbresh.info/
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend