Gjermanët janë njerëzit që kanë pasuri personale më të madhe në Europë, ka gjetur një studim zviceran.
Pasuria personale e gjermanëve vlerësohet në rreth 16.4 trilion euro, ndërsa e dyta në rradhë ështrë Franca me 12.6 trilionë euro, transmeton portal arbresh.info
Mbretëria e Bashkuar dhe Italia kanë nga 10 trilionë secila, sipas grupit të ekspertëve Redesigning Financial Services (RSH) të Cyrihut.
Pasuritë personale të njerëzve të pasur janë rritur edhe më shumë gjatë vitit 2020, në kohën e fillimit të pandemisë, pavarësisht rënies së GDP-së.
Studimi përfshiu 16 vende të BE-së dhe Zvicrën. Ndërsa GDP-ja ra me 6.4 përqind në 2020, pasuria personale u rrit 3.9 përqind në një rekord prej 69 trilion dollarë në histori.
Kjo tregon se hendeku në pasuri mes të pasurve dhe të varfërve po rritet dhe autorët e studimit thonë se ky është një trend që do të vazhdojë.
Sipas raportit Europian të Pasurisë, Gjermania ka më së shumti milionerë, 2.9 milionë, ndërsa Britania e Madhe dhe Franca kanë 2.5 milionë.
Zvicra ka numrin më të madh të milionerëve në raport me popullsinë e saj. Rreth 14.1 për qind e zviceranëve janë milionerë./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...