Të dhënat e një studimi të fundit kërkimor tregojnë se pjesa më e madhe e botës do të përfshihet nga “nxehtësia ekstreme” deri në vitin 2100, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në artikullin e publikuar në gazetën “Communications Earth and Environment” thuhet se vlerësimet tregojnë se zonat tropikale dhe sub-tropikale, duke përfshirë nën-kontinentin Indian, pjesë të mëdha të Gadishullit Arabik dhe Afrikës Sub-Sahariane, do të përjetojnë temperatura të nxehta të rrezikshme në shumicën e ditëve të vitit deri në fund të këtij shekulli.
“Kjo ka gjasa të ndodhë, madje edhe në një farë mënyre jemi të suksesshëm në kufizimin e ngrohjes globale në 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale”, tha studimi.
Më tej, theksohet se rajonet e gjerësisë së mesme gjeografike, të paktën do të përjetojnë valë intensive të nxehtit çdo vit.
Për shembull, në qytetin amerikan Chicago studiuesit parashikojnë një rritje 16-fish të valëve të rrezikshme të të nxehtit deri në fund të shekullit.
“Nxehtësia ekstreme kontribuon në sëmundjet kronike dhe shoqërohet me humbje të rregullta të punës në natyrë… dhe ka potencialin të kërcënojë banueshmërinë e pjesëve të mëdha të sipërfaqes së Tokës nëse nuk reduktohen emetimet e gazeve serrë”, thuhet në artikull.
Ndër të tjera, thuhet se kategoria me e ekspozuar ndaj problemeve serioze shëndetësore të shkaktuara nga nxehtësia ekstreme janë të moshuarit, të varfrit dhe punëtorët në ambiente të jashtme.
Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, flasin për thelli...
Policia jep detaje për kamionin e përfshirë nga zjarri në au...
PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e d...
Bilanc ‘lufte’ në burgjet shqiptare/ 139 të dënuar humbën je...
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...