Një ligjërues i universitetit irlandez, është therrur për vdekje nga ish-studenti i tij, pasi dyshohet se ai kishte fyer Profetin Muhamed.
Akademia 66-vjeçare, e quajtur në vend si John Dowling, u sulmua dhe u godit me thikë 13 herë jashtë universitetit të Parisit ku punoi të mërkurën, transmeton portali arbresh.info
Ali R., një shtetas 37-vjeçar pakistanez, ka rrëfyer dhe ka deklaruar para policisë franceze se e tëra kjo kishte filluar pas një grindje personale kundër profesorit, pasi ai kishte dështuar në provimet e tij gjatë vitit të kaluar.
Aliu, mbiemri i të cilit nuk është bërë i ditur, është akuzuar për vrasje në Paris sot për sulmin jashtë universitetit privat të Leonardo de Vinçit në rrethin e biznesit La Defense.
Sipas të akuzuarit, viktima gjithnjë kishte bërë humor me religjionin mysliman.
Fyerja e Profetit Muhamed është një nga fyerjet më të rënda në Islam dhe ka çuar drejt mizorive terroriste në Francë./arbresh.info/
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...