NATO i është përgjigjur propagandës ruse për luftën në Ukrainë, duke akuzuar Kremlinin për një sërë gënjeshtrash dhe lajme të rreme.
Nëpërmjet një videoje me titullin “Ndaloni gënjeshtrat, ndaloni luftën”, Aleanca Euroatlantike iu përgjigje akuzave të të bëra nga qeveria ruse , duke iu referuara atyre si gënjeshtra.
NATO thotë se Kremlini deklaronte se nuk dëshironte luftë dhe se nuk do të sulmonte askënd, por e vërteta është ndryshe.
Më 24 shkurt Putin ka nisur një sulm kundër Ukrainës, të cilin e ka planifikuar prej kohësh, thanë zyrtarët e NATO-s. Siç thekson NATO, forcat ruse po rrethojnë dhe bombardojnë qytete të ndryshme në Ukrainë nga dita në ditë.
Në të njëjtën kohë, NATO thotë se Rusia po ndërpret aksesin në informacione të besueshme duke bllokuar mediat sociale ndërsa kriminalizon gazetarinë e pavarur.
“Kremlini po gënjen popullin e Rusisë dhe mbarë botën. Ai po përpiqet të vrasë të vërtetën për këtë pushtim të dhunshëm dhe të paprovokuar të Ukrainës”, janë fjalët mbyllëse në videon e përgatitur nga NATO.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...