Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar sot nga vendet anëtare që t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje, para takimit të parë të sekretarit të ri të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, James Mattis, me kolegët e 27 shteteve në Bruksel.
“Pas shumë viteve të shkurtimeve të mëdha në shpenzimet e mbrojtjes, ne e kemi ndryshuar drejtimin”, tha zoti Stoltenberg dhe ka shtuar se shpenzimet e aleatëve evropianë të NATO-s dhe Kanadasë janë shtuar për 3.8% në vitin 2016.
Zoti Stoltenberg ka vlerësuar se kjo rritje “ishte më e madhe se ajo që fillimisht ishte paraparë” dhe tha se kjo do të thotë gjithsej “10 miliardë dollarë më tepër për mbrojtjen tonë”.
Sipas tij, është “absolutisht vitale që kjo të mbahet”.
Zoti Stoltenberg tha se “shpenzimet e mbrojtjes ishin çështja kryesore” e dy bisedave të tij telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump.
“Ai ka shprehur përkushtim të fuqishëm për NATO-n, për lidhjet transatlantike, por njëherësh, ka theksuar rëndësinë e ndarjes më korrekte të ngarkesës”, tha Stoltenberg
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK