Stoltenberg: Sulmet në Alepo janë “moralisht të papranueshme”

FILE - In this Feb. 5, 2014 file photo, NATO Secretary General Jens Stoltenberg speaks during a media conference at NATO headquarters in Brussels. Top officials from NATO and Russia clashed sharply in public Friday, March 20, 2015 over who is to blame for the dramatically worsened state of East-West relations. (AP Photo/Virginia Mayo, File)

19:31 | 27 Shtator 2016
M. A.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se sulmet në Alepo të Sirisë janë “moralisht të papranueshme” dhe shkelin ligjin ndërkombëtar. Ai i bëri thirrje Rusisë të marrë hapa për rivendosjen e armëpushimit.

“Sulmet e tmerrshme në Alepo na kanë tronditur të gjithëve. Dhuna dhe sulmet që kemi parë edhe mbi konvojet e ndihmës, janë moralisht të papranueshme dhe paraqesin shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Ato nënvizojnë rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike dhe paqësore të krizës në Siri”, tha Stoltenberg në një konferencë për media në Bratisllavë.

Komentet vijnë pas një fushate intensive të bombardimeve në Alepo, të cilat kanë lënë të vrarë dhjetëra civilë, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Besohet se edhe regjimi sirian, edhe ushtria ruse kanë qenë të angazhuar në bombardime këtë javë.

Shpërndaje në rrjete sociale