Një stiliste e modës e cila bëri histori në Javën e Modës në Nju Jork, pasi të gjitha modelet i veshi me shami koke, është dënuar me 18 vite burg për mashtrim.
Stilistja indoneziane Anniesa Hasibuan dhe bashkëshorti i saj, Andika Surachman, u shpallën fajtorë për mashtrim përmes agjencisë së tyre të udhëtimit, First Travel, transmeton portali arbresh.info

Prokurorët thonë se ata kanë marrë mbi 60 milionë dollarë për të organizuar mini pelegrinazhe në Mekë.
Ata janë akuzuar për shpërdorim të parave dhe për udhëtimet që nuk janë realizuar kurrë.
Hasibuan është përshkruar si një ndër stilistet që udhëheq me modën islame, për shkak të disajneve të saj luksoze./arbresh.info/
Policia arreston një person të dyshuar për vjedhje të rëndë ...
Zelensky: Pranimi i Ukrainës në BE duhet të përfundojë deri ...
Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Dit...
Lëvizja Vetëvendosje: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Pri...
Ismajli dëmtohet sërish, mësohet se sa do të qëndrojë jashtë...
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit