“Nuk ka arsye për pëjashtimin e ish-kancelarit Gerhard Schröder nga partia e qendrës së majtë SPD për shkak të marrëdhënieve të tij me presidentin rus Vladimir Putin”, deklaroi sot një komision partiak arbitrazhi.
Schröder nuk ka shkelur rregullat eSPD-së duke u angazhuar në kompanitë shtetërore ruse, që do të thotë se nuk ka arsye për përjashtimin, madje as për qortimin e tij, deklaroi komisioni partiak në qytetin verior gjerman të Hanoverit.
Vendimi mund të apelohet brenda dy javësh.
Komisioni e ka shqyrtuar çështjen prej disa javësh pas 17 mocionesh të dorëzuara nga fraksione të ndryshme të partisë për përjashtimin e ish-kancelarit gjerman.
Vetë Schröder nuk mori pjesë personalisht dhe as nuk dërgoi një përfaqësues ligjor në seancat e komisionit.
Ish-kancelari, i cili ka shërbyer në detyrë në periudhën mes viteve 1998 dhe 2005, prej vitesh kritikohet për përfshirjen e tij në kompanitë shtetërore ruse, ndërkohë që konsiderohet edhe mik i ngushtë personal i Putinit.
Presioni mbi Schröder për t’u distancuar nga Putini u shtua pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të këtij viti./atsh/
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë