Ministria e Shëndetësisë po ashtu raportoi 356 infektime të reja, numri më i ulët në gati dy muaj, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 218.011
Spanja sot ka regjistruar 164 vdekje tjera nga koronavirusi, një numër relativisht i ulët në ditën kur vendi lejoi rihapjen e disa bizneseve, duke e çuar numrin zyrtar në 25.428.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu raportoi 356 infektime të reja, numri më i ulët në gati dy muaj, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 218.011.
Sipas Ministrisë, 121.343 pacientë janë shëruar që nga shpërthimi i COVID-19 në vend.
Të dy statistikat zyrtare dhe mbylljet e fundit të spitaleve të përkohshëm dhe morgjeve tregojnë se përhapja e virusit është ulur në mënyrë drastike.
Që nga e hëna, dyqanet e vogla dhe bizneset u lejuan të rihapen me kusht që të merren masa për distancimin social dhe higjenën.
Dyqanet mund t’u shërbejnë vetëm klientëve bazuar në rezervime dhe duhet të ketë një punëtor për çdo klient.
Restoranteve u lejohet të rifillojnë shërbimin. Më parë, vetëm dërgesat ishin të lejuara.
Autoritetet po ashtu përdorimin e maskave e kanë bërë të detyrueshme në transportin publik.
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...