Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i mbijetoi një mocion mosbesimi në parlament, i propozuar nga partia e djathtë populiste Vox, ndërsa qeveria po përplaset me një valë të dytë të rëndë të infektimeve me COVID-19.
Vetëm 52 deputetë, të gjithë nga vetë partia Vox, votuan në favor të zgjedhjes së kryetarit të partisë Vox, Santiago Abascal, si kryetar i ri i qeverisë.
Pjesa tjetër e deputetëve, 298, e kundërshtuan mocionin, që kërkonte 176 vota pro për të kaluar, raporton ATSh.
Vox e akuzon qeverinë e udhëhequr nga socialistët për detyrimin e një “komunizmi bolivarian”.
Vox, gjithashtu, i bëri thirrje qeverisë të justifikojë menaxhimin e saj kriminal të shpërthimit të koronavirusit të ri.
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...