Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez u bëri thirrje vendeve perëndimore dhe argumentoi se është koha për ta njohur shtetin palestinez dhe se duhet të fillojnë diskutimet serioze për këtë.
Sanchez në hapjen e Konferencës së 8-të të Ambasadorëve në Madrid tha se qeveria spanjolle “demonstroi qëndrim të qëndrueshëm” pas sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe pushtimit pasues izraelit ndaj Gazës.
“Dënuan sulmet e Hamasit, kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve, njohim të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por i kërkojmë këtij vendi (Izraelit) të respektojë rregullat e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut dhe t’i japë fund situatës katastrofike humanitare në Gaza”, tha ai.
“Rruga e veprimit tani është të sigurohet armëpushim i menjëhershëm dhe i përhershëm dhe të mbahet konferencë ndërkombëtare paqeje pasi të përfundojnë armiqësitë. Me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar duhet të realizohet zgjidhje serioze dhe e besueshme e bazuar në formulën e dy shteteve”, tha Sanchez.
Duke kujtuar se edhe pse shteti i Palestinës njihet nga më shumë se 130 vende, disa vende perëndimore ende nuk e njohin zyrtarisht këtë vend, Sanchez theksoi se “duhet nisur diskutim serioz për të siguruar që shteti i Palestinës të njihet nga vendet perëndimore”.
Kryeministri spanjoll tha se “është thelbësore të zbatohet zgjidhje e bazuar në njohjen e dy shteteve që do të sigurojë që Palestina dhe Izraeli të jetojnë në paqe dhe siguri dhe se populli palestinez nuk duhet të paguajë çmimin për veprimet e Hamasit”.
Qeveria e koalicionit të pakicës së majtë, e cila u formua në Spanjë me votëbesimin e Parlamentit më 16 nëntor, shpalli një nga prioritetet e saj për njohjen e shtetit palestinez, por nuk dëshiron ta bëjë këtë në mënyrë të njëanshme, ndaj po përpiqet të bindë vendet e tjera të BE-së si Gjermania dhe Franca.
Sanchez e la të hapur procesin e njohjes së shtetit palestinez nga Spanja, duke thënë se “kjo periudhë legjislative” do të mbulojë 4 vjet./abcnews
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...