Akhanli është i lindur në Turqi, por ka imigruar në Gjermani në vitin 1991, pasi në Turqi i kishte vuajtur disa vite në burg, pas grushtshtetit ushtarak në vitin 1984.
Dega gjermane e asociacionit të shkrimtarëve PEN ka kumtuar se beson se fletarresti turk është politikisht i motivuar për shkak të shkrimeve të autorit, Dogan Akhanli, për vrasjet masive të armenëve në Turqi, në vitin 1915. Akhanli ka shkruar, po ashtu, në mënyrë kritike edhe për gjendjen e të drejtave të njeriut në Turqi.
PEN-i tha se akuzat kundër Akhanlit janë të ndërlidhura me aktivitetet e kryera derisa ai ishte jashtë Turqisë. Dogan Akhanli është shtetas gjerman dhe nuk ka shtetësi të Turqisë, ka raportuar agjencia DPA.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së