Qeveria spanjolle njoftoi të hënën se do të anulojë planin për të ashtuquajturat “vizat e arta” që u lejon të pasurve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian të marrin leje qëndrimi në Spanjë përmes investimit të mbi gjysmë milionë dollarëve në pasuri të patundshme.
Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez tha se qeveria e tij, e përbërë nga parti që kanë bashkuar votat për të formuar koalicionin, do ta shqyrtonte reformën të martën në takimin javor të kabinetit.
Përmes një deklarate të hënën, kryeministri Sanchez tha se reforma është pjesë e planit të tij për ta bërë çështjen e banimit “të drejtë (të njeriut), jo një biznes spekulativ.”
Qeveria thotë se janë dhënë rreth 10,000 viza të tilla që nga miratimi i ligjit në janë vitin 2013 nga qeveria e kaluar e krahut të djathtë e udhëhequr nga Partia Popullore, si mjet për të joshur investitorët e huaj.
“Vizat e arta” janë kritikuar ashpër për nxitjen e rritjes së çmimit të pronave dhe spekulimit në sektorin e pasurive të patundshme. Çmimet e larta të shtëpive janë bërë problem i madh i shumë spanjollëve, sidomos në qytetet kryesore të vendit./VOA
Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serb...
Orët e fundit të merkatos – Mesfushori i Bayernit në &...
Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovë...
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...
Ter Stegen mund të rikhehet tek Barça disa ditë pasi u huazu...
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri