Qeveria spanjolle. të mërkuren, pritet të humbasë votën për buxhetin në Parlament.
Kryeministri, Pedo Sanchez, ka në plan të shpallë së shpejti zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, njoftuan burime shtetërore, shkruan Reuters.
Sipas njoftimeve data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është vendosur ende por 14 prilli vlerësohet si datë e mundshme. Kryeministri Sanchez dëshiron që votimi të ndodh shpejt në mënyrë që të mobilizojë elektoratin e majtë nga “rreziku” i ardhjes së të djathtëve në qeveri.
Votimi i buxhetit në masë të madhe varet nga partitë katalane pro pavarësisë, të cilët deri tani kanë thënë se do ta kundërshtojnë atë. Por partitë mund të ndryshojnë teorikisht mendjen e tyre deri në minutën e fundit.
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...