Ka kaluar tashmë një jave që Turqia po lufton me zjarret masive që kanë marrë 8 jetë njërëzish dhe kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme.
E gjendur në një situatë emergjencë si kurrë më parë nga zjarret, Turqia ka kërkuar ndihmë nga të gjitha shtetet.
Dy avionë spanjollë zjarrfikës u panë të martën në Turqinë jugperëndimore, duke ndihmuar në përpjekjet për të shuar zjarret e rrezikshme.
27 pilotë spanjollë punuan për të shuar zjarret në Marmaris, Milas dhe Koycegiz në koordinim me qendrën turke të menaxhimit të zjarrit.
Ndërkohë që Spanja nuk është e vetmja që ka ofruar ndihmë, BE-ja dhe shtete të tjera gjithashtu kanë dërguar ndihmë, në zonat e prekura.
Nga ana tjetër, edhe vetë banorët kanë marrë pjesë në operacionet e shuajtjes së flakëve, ndërsa janë parë duke evakuar me vështirësi edhe kafshët e tyre. /tch
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...