Spanja ka regjistruar më shumë se një milion raste me koronavirus, duke u bërë shteti i parë perëndimor evropian që e kalon këtë shifër.
Të mërkurën vendi raporti 16,973 infektime dhe 156 vdekje në 24 orët e fundit, transmeton portali arbresh.info
Që nga rasti i saj i parë i diagnostikuar më 31 janar, Spanja tani ka regjistruar një total prej 1,005,295 infeksionesh.
Ky është kombi i gjashtë në të gjithë botën që raporton një milion raste pas SHBA, India, Brazili, Rusia dhe Argjentina.
Evropa ka parë një rritje të infeksioneve të reja gjatë muajve të fundit, duke i detyruar qeveritë të sjellin rregullore të reja të rrepta për të provuar dhe kontrolluar shpërthimet dhe për të siguruar që spitalet të mos mbingarkohen.
Spanja u godit rëndë nga koronavirusi në muajt e parë të pandemisë dhe solli disa nga masat më të rrepta për ta trajtuar atë – përfshirë ndalimin e fëmijëve për të dalë jashtë./arbresh.info/
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...