SpaceX ka lansuar me sukses një grup të ri satelitor të rrjetit të saj të Internetit Starlink.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nisja e re pasoi një “tragjedi teknike” për një kompani në të cilën humbën 38 satelitë Starlink.
Nisja mund të ndiqej drejtpërdrejt përmes YouTube dhe raketa Falcon 9 u lëshua me sukses dhe mori me vete 46 satelitë që do t’u shtohen atyre ekzistues në plejadën Starlink.
Me këtë ekipi i SpaceX vazhdon aty ku e la pasi humbi 38 nga 49 satelitët e lëshuar në fillim të këtij muaji për shkak të një stuhie gjeomagnetike.
Watch Falcon 9 launch 46 Starlink satellites to orbit → https://t.co/bJFjLCzWdK https://t.co/HIeJL2TVUY
— SpaceX (@SpaceX) February 21, 2022
Rreth nëntë minuta pas ngritjes, faza e parë e raketës Falcon 9 u kthye në atmosferë dhe u ul në mënyrë perfekte në “A Shortfall of Gravitas” në Oqeanin Atlantik, disa qindra kilometra larg brigjeve të Floridës.
Nisja fillimisht ishte planifikuar të bëhej të dielën, por u shty për një ditë për shkak të motit të pafavorshëm.
Satelitët po bëhen gjithnjë e më shumë në numër dhe agjencia amerikane e hapësirës NASA paralajmëron mundësinë e një përplasjeje në hapësirë.
Në këtë drejtim thuhet se aktualisht, NASA po gjurmon 25,000 objekte në orbitë dhe të gjitha kanë potencialin “të bëhen mbeturina hapësinore”.
Lëndimi i Medon Berishës nuk është shumë serioz, mësohet kur...
Zelensky njofton: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO
“Mjera ti me kë je merr, coftinë” – Fjolla dhe Edi debatojnë...
Ballkani në margjina, Ballkani në qendër: Si e sheh SHBA-ja ...
Berisha paralajmëron protesta masive: Më 22 dhjetor nisim be...
Ish-hulumtuesja e Hagës: Specialja nuk duhej të ishte bërë r...