Një sozi i boksierit të famshëm irlandez Conor McGregor është dënuar me tre vjet burgim në Britani pasi hiqej si personazhi i njohur i sportit për të shitur drogat e tij.
34 vjeçari Mark Nye, u ndalua nga oficerët e Surrey pasi u kap duke u përpjekur të flakte një pako me narkotikë ilegalë dhe dy celularë.
Irish Post raportonte se burri i tha policëve se ishte “Conor” dhe në makinën e tij u gjetën qindra kartvizita të kompanisë së tij të quajtur “McGregor Enterprise” .
Policia tha se Nye përdorte kartvizitat e tij duke premtuar “dërgesat më të mira në Surrey”, si pjesë e biznesit të tij të shpërndarjes së drogave në rrethinat e londrës.
Në celularin e Nye u zbuluan dhjetra mesazhe të aktivitetit të shpërndarjes së drogave.
Por edhe boksieri i famshëm i ngjashëm me të, ka pasur problemet e tij me ligjin, kur për një fije i shpëtoi burgut pasi hyri në një bankë në Londër dhe plagosi dy njerëz dy vjet me pare.
Ndërsa një vit më vonë, kampioni i kategorisë UFC u gjobit pasi goditi me grusht një burrë të moshuar në bar në Dublin, incident që ishte regjistruar dhe në kamera.
McGregor — i njohur me nofkën “Famëkeqi” — do të ndeshej me rivalin e tij të vjetër Dustin Poirier për herë të tertë në korrik, por duket se ndeshja është anuluar.
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...