Tunizianët kanë filluar të votojnë të dielën për anëtarët e rinj të kuvendit, të cilët do të përballen me problemet ekonomike në kohën kur figurat e reja politike po i sfidojnë seriozisht partitë e vjetra.
Në kryeqytetin e vendit, Tunis, janë parë radhë të gjata të njerëzve që prisnin për të votuar, vetëm tetë vjet pas rrëzimit të pushtetit autokratik dhe lulëzimit të demokracisë gjatë revolucionit që e solli të ashtuquajturën “Pranverë arabe”.
Megjithatë, dështimi i koalicioneve të vazhdueshme mes partive të vjetra dhe ndalimi i dikurshëm i pjesëmarrjes në zgjedhje të partisë “Ennahda” për zgjidhjen e problemeve ekonomike i ka dekurajuar shumë votues.
Zgjedhjet parlamentare po mbahen pas rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe para rundit të dytë të tyre. Në rundin e parë kanë votuar pak qytetarë, ndërsa në balotazh kanë shkuar dy figura të reja politike.
Përderisa presidenti i kontrollon në mënyrë të drejtpërdrejtë politikat e mbrojtjes dhe politikat e jashtme, partia më e madhe në kuvend ka të drejtë ta caktojë kryeministrin, i cili e formon qeverinë që merret me punët e brendshme, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?