Media e njohur prestigjoze amerikane “New York Times” shkruan se kandidati demokrat Joe Biden kryeson ndaj presidentit aktual të SHBA-ve Donald Trump në katër shtete kyçe.
Biden mban një avantazh të qartë mbi presidentin Trump në katër shtetet më të rëndësishme presidenciale, tregon një sondazh i ri. Sipas sondazhit në fjalë, njerëzit në këto shtete kanë dalë masivisht në zgjedhje, si duket, për të ndëshkuar presidencën e Donald Trump.
Biden duket se ka fituar më bindshëm në Uiscon, ku ai ka një shumicë të plotë të votave dhe udhëheq ndaj Trump me 11 pikë, 52 për qind me 41. Në hartën elektorale, Biden duket se është një favorit shumë i madh në këto zgjedhje.
Ekspertët janë shprehur se harta tregon se Biden mund të ketë afërsisht votat e Barack Obamës, më 2008., në kohën kur ky i fundit u bë kreu i Shtëpisë së Bardhë në kulmin e krizës ekonomike globale dhe kandidati tashmë i demokratëve ishte zëvendës i tij. Sondazhi i realizuar ka edhe marzh gabimi që shkon në disa shtete në 2.4 pikë e deri në 3.2 pikë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar që të hedhë dyshime mbi rezultatin e zgjedhjeve. Të shtunën në Pensilvani, ai u tha mbështetësve se kombi mund të priste për javë të tëra për të mësuar një fitues dhe se “gjëra shumë të këqija” mund të ndodhnin, ndërsa fletët e votimit numërohen në ditët pas zgjedhjeve./bw/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim