Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët që nga fillimi i mandadit të tij.
Administrata e tij po përpiqet të projektojë një ndjenjë stabiliteti ndërsa përballet me dështimin e një numri bankash dhe inflacionin e lartë.
Sipas një sondazhi të ri nga Associated Press dhe Qendra për Studimin e Çështjeve Publike, NORC, ka patur luhatje modeste të mbështetje për Presidentin Biden gjatë disa muajve të fundit.
Në anketën e fundit, ai mori 38 për qind mbështetje, në atë të muajit shkurt 45 për qind dhe në atë të janarit 41 për qind, shkruan VOA.
Mbështetja për punën e Presidentit Biden arriti në nivelin më të ulët të mandatit të tij korrikun e vitit të kaluar, me 36 për qind mbështetje, për shkak të ndikimit që rritja e çmimit të karburantit, ushqimeve dhe kostot e tjera kishin mbi familjet amerikane.
Në muajt e fundit, mbështetja për punën e Presidentit Bidenit ka qenë në shifrat mbi 40 për qind.
Intervistat me të anketuarit sugjerojnë se publiku ka ndjenja të përziera për Presidentin Biden, i cili deri në verë pritet të shpallë kandidaturën për një mandat të dytë presidencial.
Kur bëhet fjalë për presidentin, njerëzit në përgjithësi nuk lëvizin mes ekstremeve të besnikërisë absolute dhe urrejtjes agresive që kanë qenë një tipar i politikës polarizuese të kësaj periudhe në Shtetet e Bashkuara.
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...