Tridhjetë e shtatë për qind e francezëve nuk e shohin si “të saktë” politikën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një sondazh të realizuar nga kompania e hulumtimeve BVA më 4 dhe 5 qershor, me 1.018 persona mbi moshën 18 vjeçare, është gjetur se 31 për qind e francezëve e shohin si të “saktë” politikën e presidentit Macron, kurse 37 për qind të tyre si “jo të saktë”. Ky nivel është i njëjtë me nivelin e vitit të parë të detyrës së paraardhësit të presidentit Macron, ish-presidentit François Hollande.
Sipas sondazhit, 55 për qind e pjesëmarrësve nuk e shohin si të mjaftueshme punën e bërë nga Macron për të varfrit, kurse 11 për qind e tyre janë shprehur se ai ka bërë “shumë” gjëra për të varfrit.
Përqindja e atyre që mendojnë se ndihmat sociale në Francë janë të shumta është 59, kurse 39 për qind e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se ndihmat sociale janë të pakta.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...