Një gjykatë në Somali ka ekzekutuar katër burra për të cilët thuhet se ishin luftëtarë të al-Shabaabit.
Ky grup që është i lidhur me Al-Kaidën akuzohet për disa sulme vdekjeprurëse të vitit 2016, transmeton portali arbresh.info.
Të katër burrat u ekzekutuan në Baidoa, që ndodhet rreth 245 km në veriperëndim të Mogadishut.
“Dje, katër militantë të cilët ishin prapa shpërthimeve janë ekzekutuar. Më shumë burra të akuzuar si anëtarë të al Shabaab do të ekzekutohen sot ose nesër”, i tha Reuters, major Nur Aden, një oficer ushtarak në Baidoa.
Të katër u shpallën fajtorë si përgjegjës për shpërthimet binjake në Baidoa në shkurt 2016, duke rezultuar në vdekje të mbi 80 personave./Arbresh.info
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...