Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Shoqërive të Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), njoftoi se 3 milionë njerëz në Somali ndodhen përballë krizës ushqimore dhe sëmundjeve epidemike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i IFRC-së për Afrikën, Mohammed Mukhier, në një deklaratë me shkrim, bëri thirrje që të merren masa urgjente kundër krizës ushqimore dhe sëmundjeve epidemike në Somali.
Në vendin ku popullsia tejkalon 15 milionë banorë, 3 milionë njerëz ndodhen përballë krizës ushqimore dhe sëmundjeve epidemike informoi Mukhier, duke nënvizuar se mbi 800 mijë fëmijë nën moshën 5-vjeç janë të rrezikuar nga ushqyerja e pamjaftueshme në rast se nuk merren masa.
“Somalia është një prej vendeve më të rrezikshme për të jetuar. Konfliktet, sëmundjet e lidhura me klimën dhe pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ndikojnë jetën e miliona njerëzve” tha Mukhier.
Mukhier, tërhoqi vëmendjen se me shoqatën e Kryqit të Kuq të Somalisë dhe organizatat e tjera po punojnë për zgjidhje por që burimet aktuale janë të pamjaftueshme.
Përmbytje vdekjeprurëse në Afrikën Jugore, mbi 100 viktima
Prokuroria vazhdon aksionin kundër grupit të dytë të dyshuar...
Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në...
Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizje...
Naim Murseli flet për raportin me Liridonën: Ishim të lumtur...
Hekuran Hoxha u gjet i vdekur, gjysmë ore më parë kishte nën...