Sipas gazetës prestigjioze britanike “Financial Times”, socialisti holandez, Frans Timmermans do të jetë në krye të Komisionit Evropian.
“Timmermans do të drejtojë KE-në, ndërsa konservator gjerman, Manfred Weber do të jetë president i Parlamentit Europian dhe francezi Francois Villeroy de Galhau në krye të Bankës Qendrore Europiane”, kjo është zgjidhja mbi të cilën po punohet për të nxjerrë nga ngërçi BE-në për pozicionet kyçe, shkruan “Financial Times” në faqen e saj në internet.
“Megjithatë kjo hipotezë që po trajtohet edhe gjatë G20-ës në Osaka mund të bjerë nëse përballet me kundërshtimin e grupit të Vishegradit”, thekson gazeta britanike
Limi: Nuk po e pres jashtë as Albën, as Dolcen
Parashikimi i motit për sot
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni