Sllovenia do të largojë gardhin kufitar me Kroacinë, i vendosur gjatë krizës së refugjatëve.
Gardhi kufitar i ndërtuar prej 200km, sipas autoriteteve sllovene nuk e ka përmbushut qëllimin dhe do të largohet, shkruan euroneës, transmeton portal arbresh.info
Gardhi kufitar u krijua gjatë migracioni në Europë në vitin 2015 dhe mbulon rreth një të tretën e kufirit midis dy vendeve.
“Gardhi nuk e ka përmbushur qëllimin e tij të deklaruar, i cili ishte të dekurajonte ata që do të donin të kalonin kufirin,” tha kryeministri i ri i Sllovenisë, Robert Golob, i cili e bëri heqjen e pengesës pjesë të fushatës së tij të fundit zgjedhore.
Numri i të ardhurve të paligjshëm është rritur që nga fillimi i vitit, shtoi Golob.
Përveç kësaj, organizatat e të drejtave të njeriut dhe policia kanë paralajmëruar se për shkak të pranisë së pengesës, shumë emigrantë të paligjshëm tani marrin rrugë më të rrezikshme për të hyrë në Slloveni.
Golob u inaugurua muajin e kaluar pasi partia e tij e vogël liberale Lëvizja e Lirisë (GS) triumfoi në një zgjedhje parlamentare në prill.
Ai u zgjodh me premtimin për rivendosjen e “normalitetit” dhe demokracisë, pas mandatit të paraardhësit të tij Janez Jansa.
Jansa, një aleat i liderit hungarez Viktor Orban, kishte mbrojtur vendosjen e këtij gardhi dhe mjeteve të tjera që synonin të pengonin emigrantët të hynin në tokën sllovene.
Sipas Golob, kushtet në qendrat e pritjes së azilkërkuesve janë “të mjerueshme”, i cili paralajmëroi masa për përmisimin e tyre dhe përshpejtimin e procesit të kërkesave të tyre./arbresh.info/
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Tottenham – Manchester City, formacionet zyrtare
Albin Kurti viziton studion e fotografit Hazir Reka: Ai doku...
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet ...
Real Madridi arkëton tre pikë të arta në fundin e ndeshjes n...
GO+ Peja largon dy lojtarë dhe ndihmëstrajnerin