Shërbimi i shpëtimit malor i Sllovenisë tha se tre alpinistë nga Kroacia kanë vdekur pasi u rrëmbyen nga një ortek.
Tre alpinistë nga Kroacia humbën jetën kur u rrëmbyen nga një ortek në Slloveni gjatë fundjavës, thanë të hënën zyrtarët e shpëtimit.
Të tre u zhdukën të dielën kur një ortek i nxori nga një shteg në malin Tosc në Slloveninë veriperëndimore.
Ata ishin pjesë e një grupi prej shtatë alpinistësh nga Kroacia, por u ndanë nga grupi për të ecur përpara në mal, i cili ndodhet në një lartësi mbidetare prej 2.275 metrash.
Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviç, shprehu ngushëllimet e tij familjeve, të afërmve dhe miqve të tre alpinistëve që humbën jetën në Alpet Juliane.
“Është një tragjedi e madhe. Tre të rinj në një ditë. E dimë që grupi kishte shtatë anëtarë. Të katër janë shëndoshë e mirë, nuk janë në rrezik. Megjithatë, këto lajme nga dje dhe nga sot na tronditën edhe më shumë”, tha ai.
Ai falënderoi të gjitha shërbimet sllovene, ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, Boshtjan Poklukar, Shërbimin Slloven të Shpëtimit Malor, stacionin në Bohinj, por edhe në Jesenice.
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...
Khvicha: Ndihem shumë mirë, jam në formë të mirë – nes...