Presidenti slloven, Borut Pahor, ka fituar mandatin e tij të dytë pesëvjeçar, theksojnë mediat sllovene.
Pahor, i cili po konkuronte ndaj tetë kandidatëve tjerë, ka fituar 56.2 përqind vota më shumë se Marjan Sarec, i cili ka marrë vetëm 22.5 përqind, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Edhe roli i tij është kryesisht ceremonial, Presidenti udhëheq ushtrinë dhe emëron disa zyrtarë të lartë, duke përfshitë edhe Guvernatorin e Bankës Qendrore.
“Fitorja e Pahorit pritej për shkak se ai është profesionist. Ai ishte shumë i mirë në fushatën politike, kishte paraqitje politike dhe gjithmonë i është shmangur konflikteve”, ka deklaruar analisti politik Borut Hocevar.
Pahor, 53 vjeç, i cili kandidoi në mënyrë të pavarur, ka deklaruar se detyra e tij kryesore është të bashkojë njerëzit.
Ai ishte kryeministër i Sllovenisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, vite të cilat dërguan në krizën më të rëndë financiare në historinë e Sllovenisë./arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?