Një bombë 226 kilogramësh, e mbetur që nga Lufta e Dytë Botërore, është deaktivizuar me sukses në qytetin Nova Gorica apo Gorica e Re që ndodhet në Slloveni, pranë kufirit me Italinë.
Bomba është zbuluar me 22 gusht në afërsi të stacionit të trenit, ku po zhvilloheshin punime.
Kryetari i Qytetit Samo Turel ka falënderuar ekspertët për kryerjen e këtij operacioni të suksesshëm e të komplikuar. “Dëshiroj t’i falënderoj kolegët tanë nga Gorica fqinje. Jemi koordinuar aq mirë saqë bashkërisht ia dolëm ta kryejmë këtë operacion të komplikuar.
Më shumë se 1000 persona janë evakuuar derisa ekspertët slloven dhe Italian po punonin për deaktivizimin e bombës.
Goricia apo Gorica e vjetër është qytezë që ndodhet në Itali./rtk/
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...