Sllovakët në rajonin qendror të Nitra nuk do të lejohen që të punojnë nëse nuk paraqesin një test negative nga Covid-19.
Sipas zyrtarëve, arsyeja e marrjes së këtij vendimi është se spitalet në këtë rajon janë mbushur me pacientë me Covid-19 dhe se numri i rasteve me koronavirus është në rritje, transmeton portal arbresh.info
Vendi i Europës Qendrore me 5.5 milionë banorë ka regjistruar një numër rekord të rasteve të reja dhe shtrimeve në spital në ditët e fundit, në të cilat 3,146 njerëz kanë qenë në spitale që nga e hëna, pavarësisht nga një bllokim i pjesshëm kombëtar.
Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë
Kryeministri sllovak, Igor Matoviç, në një konferencë shtypi tha se nga e hëna rreth 160 mijë njerëz nga rajoni Nitra nuk do të lejohen të punojnë pa paraqitur një test negative.
“Situata në Nitra është aq dramatike sa vetëm testimi vullnetar nuk do të mjaftonte. Kjo është një mënyrë më e mirë për të mbrojtur punëtorët, ndërmarrjet dhe shëndetin e njerëzve,” tha Matoviç.
Sllovakia ka kufizuar lëvizjen e njerëzve në udhëtime të nevojshme pune, pazar dhe shëtitje në natyrë brenda rrethit të saj, por numri i rasteve të reja mbetet i lartë./arbresh.info/
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos