Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në kryeqytetin e Sllovakisë duke kërkuar një ndalim të plotë të abortit në vendin kryesisht katolik të Europës qendrore.
Ligjet e abortit në Sllovaki janë kryesisht liberale në krahasim me Poloninë ose Maltën, të cilat kanë ndër ligjet më të rrepta të BE-së dhe që abortin e lejojnë vetën në rast përdhunimi, transmeton portali arbresh.info
Në Sllovaki, abortet sipas kërkesës janë të ligjshme deri në 12 javë të një shtatëzënie ndërsa abortet për arsye shëndetësore lejohen deri në 24 javë.
Ligjvënësit konservatorë dhe të së djathtës ekstreme duan t’i lejojnë ata vetëm deri në gjashtë ose tetë javë të shtatzënisë ose t’i ndalojnë ato plotësisht, ndërsa parlamenti ka filluar të debatojë për projektligje që kufizojnë abortin këta muaj.
Ende është e paqartë nëse propozimet do të bëhen ligjore pasi qeveria konservatore dhe Partia Kombëtare Sllovake e djathtë e qendrës së djathtë në qeveri, nuk kanë thënë nëse do të mbështesin ndonjë prej tyre. /arbresh.info/
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...