Skandali i madh që përfshiu fondacionin katolik “Nënë Terezës” në vend, pas arrestimit të një prej murgeshave të saj të akuzuar për trafikim fëmijësh kamarrë shumë shpejt dhënë.
Autoritetet indiane kanë nisur tashmë inspektimet në këtë fondacion për të vëzhguar nga afër situatën.
Nju Delhi ka kërkuar nga autoritetet lokale “të kenë në vëzhgim shtëpitë e fëmijëve të drejtuar nga Misionarët e Bamirësisë”.
Në fillim të këtij muaji, policia indiane arrestoi një murgeshë dhe një punonjës në një nga këto qendra në Ranchi, kryeqyteti i Jharkhand, pasi dyshohen se kanë shitur të paktën pesë fëmijë për mijëra euro. Skandali shpërtheu pas raportit të zhdukjes së një fëmije nga një shtëpi që grumbullon gratë shtatzëna dhe nënat e pamartuara në vështirësi shkruan europe1.fr.
“Misionarët e Bamirësisë” u krijuan në Kalkutë në vitin 1950 nga Nënë Tereza, e cila më vonë u bë një ikonë globale e dhembshurisë. Pasi ndëroi jetë në vitin 1997, ajo u shenjtërua nga Kisha Katolike në vitin 2016. Me mbi 5.000 murgeshë në mbarë botën, janë pjesë e kësaj organizate bamirëse, e cila ka zyra në më shumë se 130 vende.
Maqedonci dhe Hargreaves bisedojnë për forcimin e bashkëpuni...
Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?
OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-kr...
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...