Arkipeshkvi i Adelaides, Philip Wilson, i dënuar për mbulimin e krimeve seksuale ndaj fëmijëve, do të largohet nga pozicioni i tij. Wilson u shpall fajtor për fshehjen e krimeve të një prifti pedofil në vitet 1970.
Ai është zyrtari më i lartë i Kishës Katolike në botë që dënohet për krime të tilla. Pas vendimit të gjykatës, Wilson tha se të premten do të heqë dorë nga detyrat e tij si arkipeshkv.
Ai nuk tha nëse do ta apelojë vendimin e gjykatës, siç kishte pretenduar më herët, por shtoi se, nëse në të ardhmen do të ketë e nevojshme apo e përshtatshme, ai do të heqë dorë edhe nga titulli arkipeshkv.
Vendimi për Wilson do të jepet në qershor dhe ai rrezikon një dëmin maksimal prej dy vitesh burgim. Analistët thonë se dëshmitarët e shumtë kundër tij e bëjnë një përpjekje të pavlerë apelimin e vendimit, ndaj dhe arkipeshkvi duket se e ka pranuar fatin e tij.
Në gjyq, prokurorët vërtetuan se Wilson kishte pasur dijeni për dhunën seksuale që një prift kryente ndaj fëmijëve, por nuk bëri asgjë. Sipas gjykatës, Wilson vendosi të fshihte tmerrin e përjetuar nga fëmijët për të mbrotjur reputacionin e kishës./tch/
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...
Ndeshja historike, Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i ...