Blerja e vaksinës ruse anti-covid ka futur në krizë politike shtetin e parë anëtar të Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për Sllovakinë. Kryeministri populist anti-korrupsion, Igor Matoviq, i zgjedhur një vit më parë, ka paraqitur dorëheqjen e tij.
Ai mori përgjegjësi për aprovimin e vendimit për blerjen në mënyrë sekrete dhe përdorimin e vaksinës “Sputnik V” në nivel kombëtar, pa autorizimin e Agjencisë Europiane të Barnave.
Dorëheqja u bë e pashmangshme edhe si shkak i largimeve të njëpasnjëshme të ministrave të kabinetit qeverisës dhe përplasjeve të ashpra. Matoviç zbuloi se pasues i tij në rolin e kryeministrit do të jetë ministri aktual i Financave, Eduard Heger.
Kriza politike brenda koalicionit të brishtë shpërtheu 3 javë më parë kur në dritë doli një marrëveshje sekrete për blerjen e 2 milionë dozave të vaksinës ruse.
Matoviç tentoi ta justifikonte vendimin e tij, për të siguruar dozat e “Sputnik V” pa dijeninë e partnerëve qeverisës, duke pretenduar se kjo do të përshpejtonte programin e vaksinimit, por nuk ia doli të shuante polemikat.
Sllovakia, me një popullsi prej 5.5 milionë banorësh, është goditur rëndë nga pandemia koronavirusit dhe numëron një total prej 360 mijë të infektuarish dhe 9500 jetë të humbura.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...