Rrugët e Damaskut janë sërish plot jetë, teksa njerëzit po përgatiten për festën e përvitshme të Bajramit.
Kryeqyteti sirian, Damasku, po rifiton një pjesë të shpirtit që pothuajse ishte humbur pas vitesh lufte.
Me rënien e regjimit të Bashar al-Assad-it, qyteti po merr frymë sërish dhe përgatitjet e Fitër Bajramit të këtij viti po zhvillohen plotësisht.
Tregjet që dikur ishin të ndenjura dhe të frikshme, tani po mbushen me njerëz. Shitësit thërrasin me zë të lartë klientët e tyre, si për të kompensuar vitet e heshtjes dhe represionit që duruan. Përpjekjet për të rivendosur jetën normale janë evidente në çdo cep të qytetit.
“Tregjet janë të mbushura me njerëz, por personeli i sigurisë është kudo për të siguruar mbrojtje, gjë që ofron një ndjenjë sigurie. Është e vërtetë që situata ekonomike është shumë e vështirë këto ditë, por shpresojmë që situata të përmirësohet së shpejti”, tha një banor i Damaskut për Euronews,
Megjithatë, kjo festë e Bajramit nuk i fsheh sfidat e rënda ekonomikeqë vazhdojnë të rëndojnë sirianët. Çmimet e larta të mallrave bazë dhe vështirësia për të siguruar mundësi pune mbeten pengesa kryesore për përpjekjet për të rindërtuar një jetë normale.
Pas rënies së Bashar al-Assad, udhëheqësi rebel i HTS, Ahmad al-Sharaa u bë presidenti i përkohshëm i vendit. Emërimi i tij u njoftua pas një takimi të grupeve të armatosura që iu bashkuan përmbysjes së al-Asadit, të cilët gjithashtu ranë dakord të shfuqizojnë dhe zëvendësojnë kushtetutën e vjetër të vendit.
Gjatë Ramazanit, al-Sharaa u pa duke marrë pjesë në lutjet e mëngjesit në disa xhami të ndryshme, duke nxitur një imazh të ri të udhëheqjes që lidhet me njerëzit.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...