Koreja Veriore ka dërguar paisje në Siri të cilat janë përdorur për prodhimin e armëve kimike, raportojnë mediat amerikane, duke cituar disa gjetje të ekspertëve të OKB-së.
Materialet përfshijnë pllaka të qëndrueshme ndaj acidit, valvola dhe tuba, thonë raportet, transmeton portali arbresh.info
Raporti i OKB-së ende i pa bërë publik për opinionin thotë gjithashtu se specialistët e raketave të Phenianit janë parë në objektet ku ndërtohen armët kimike në Siri.
Pretendimet vijnë pas raporteve të fundit të përdorimit të gazit klorit që dyshohet se është përdorur nga forcat siriane, të cilat regjimi i mohon.
Koreja e Veriut është nën sanksionet ndërkombëtare mbi programin e saj bërthamor
Furnizimet që raportohen të jenë dërguar në mënyrë të paligjshme në Siri nga Koreja e Veriut.
Qendra për Studime Shkencore dhe Kërkimore (SSRC) , besohet se ka paguar Korenë Veriore përmes një kompanie spiunësh.
Gjatë prillit të vitit të kaluar, si pasojë e një sulmi me gaz sarin kanë vdekur më shumë se 80 persona./arbresh.info/
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit