Kamionët e ndihmave humanitare kanë arritur në rajonin lindor të Ghoutas, për herë të paër që nga fillimi i sulmeve vdekjeprurëse.
Megjithatë, qeveria ka ndaluar disa furnizime mjekësore nga konvoji, transmeton portali arbresh.info
Ushtria siriane, e mbështetur nga Rusia, ka kapur më shumë se një të tretën e Ghoutas lindore, duke kërcënuar se nuk do të ndalet deri në “mposhtjen e terroristit të fundit”.
Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se rreth 400 mijë njerëz janë bllokuar brenda enklavës së rrethuar, ku tashmë kanë filluar të përfundojnë edhe rezervat ushqimore.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka theksuar se gjatë sulmeve ajrore të ditës së sotme kanë mbetur të vdekur 45 njerëz./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër