Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur rëndë, nga shpërthimi i një veture-bombë, ditën e sotme në qytetin kufitar sirian, Tel Abyad, në një zonë industriale.

Ky qytet është përballur me luftime të ashpra që nga nisja e ofensivës turke në brezin kufitar mes dy vendeve më 9 tetor kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë.
Ajo ç’ka ka mbetur në vendin e shpërthimit është tymi dhe flaka dhe njerëz që kërkojnë nën rrënoja për të afërmit e tyre. Shpërthimi i makinës bombë ka krijuar një krater të madh në tokë në qytetin ku ndodhi ngjarja. Ende nuk është e qartë se kush janë grupet që e kanë shkaktuar këtë tragjedi.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se në mesin e viktimave të shpërthimit ishin edhe katër civilë të së njëjtës familje. Banorët lokalë thanë se këtë shpërthim e kanë shkaktuar forcat kurde.
Shpërthimet të ngjashme ndodhin shpesh në zonat e banuara me civilë afër kufirit me Turqinë, të cilat kontrollohen nga forcat e përkrahura nga forcat turke, shkruan “Reuters”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...