Siri: Forcat e udhëhequra nga ShBA-të vrasin dhjetëra trupa qeveritare

21:51 | 17 Shtator 2016
M. A.

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga ShBA-të, kanë vrarë nga sulmet ajrore të paktën 62 trupa siriane të cilat luftojnë kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik, thotë ushtria ruse.

Avioni fluturoi nga Iraku dhe bombardoi trupat, gjatë një përleshje me ISIS-in, afër aeroportit Deir al-Zour, thonë nga Ministria e Mbrojtjes në Rusi, raporton BBC,

ShBA-ja në anën tjetër ende nuk i ka komentuar këto akuza.

Rusia më herët ka shprehur shqetësimin se armëpushimi në Siri është në një kolaps dhe për këtë ka fajësuar ShBA-të, transmeton KosovaPress.

Ndërprerja e armiqësive nuk përfshinë sulmet nga ShBA-ja apo grupe të tjera xhihadiste.

Shpërndaje në rrjete sociale