Banorët në enklavën e Ghoutas Lindore, që kontrollohet nga rebelët në Siri, kanë filluar të largohen, pasi situata u përshkrua si “gjendje e rëndë”.
Ushtria e Sirisë duket se po përparon në disa fronte, duke u përpjekur të rifitojë enklavën vetëm në lindje të kryeqytetit, Damaskut, transmeton portali arbresh.info
Forcat qeveritare kanë marrë në kontrollë 25 përqind të zonës, kanë deklaruar vëzhguesit e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Një kolonë e ndihmave të OKB-së që qëndronte në pritje për të dërguar ndihmat, nuk ka qenë në gjendje të hyjë në enklavë.
Luftimet që nga 18 shkurti kanë lënë të vdekur më shumë se 600 njerëz, shumë prej tyre fëmijë./arbresh.info/
Përfundon aksioni në ARBK, zyrtaret e ARBK-së dyshohen për n...
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...
Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për ...
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI