Sir Alex Fergusson ka vdekur ne moshën 69 vjeçare – flamujt skocez gjysmë shtize.
Anëtari konservator skocez shërbeu si zyrtare i tretë i kryetarit të parlamentit skocez nga viti 2007 deri ne vitin 2011 shkruan Dailystar percjell arbresh.info
Sir Alex u zgjodh për herë të parë në Parlamentin Skocez ne vitin 1999, duke qëndruar deri para zgjedhjeve të fundit të Holyrood në vitin 2016.
Ai është shpërblyer për shërbimet e tij ndaj politikes dhe jetës publike ne vitin 2016.
Udhëheqësja e partisë Ruth Davidson e përshkroi atë si një “ zotëri të duhur”, për të cilin do të mbaj zi çdo kush që e ka njohur.
“Ai nuk ishte vetëm një figurë Konservatore Skoceze, ai ishte gjithashtu, si Zyrtari i tretë Kryesues i Parlamentit Skocez, një figurë jashtëzakonisht e rëndësishme në Holyrood dhe një mbrojtës i fuqishëm i Parlamentit. Ai gëzonte respektin e çdo anëtari në dhomë.”
Ajo shtoi: “Ne emër të të gjithë konservatoreve skocez, ua shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve te tij.”
Sekretari skocez David Mundell tha: “Për mua, Alex ishte para së gjithash një mik i madh dhe mua do të më mungoj shume.”
“Ai është personi më i ndershëm që kam njohur ndonjëherë. Ai ishte kundërthënia absolute e politikanit të karrierës dhe udhëhiqej nga një ndjenje e detyrës publike dhe nga vlerat e tij kryesore te familjes, bashkësisë dhe vendit, sesa nga dogma partiake.”
Para se të zgjidhej në Parlamentin Skocez, Sir Alex drejtoi në fermë në jug te Ayrshire./arbresh.info/
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...