Singapori ka marrë masa ndryshe botës për të ruajtur qytetarët e saj.
Roboti O-R3 është vendosur nga autoritetet që të bredh nëpër parqe dhe zona të banuara, për t’ju kujtuar njerëzve që të mbajnë distancën sociale, transmeton portal arbresh.info
“Qëndroni të sigurtë, qëndroni në shtëpi”, thotë me një ton të sheshtë robotik, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e Covid-19.

Bordi i Shërbimeve Publike në Singapor e përdor këtë robot për t’u siguruar në ndalimin e mbledhjes së shumë njerëzve në hapësira publike, ndërsa për më tepër roboti O-R3 ndan më pas të dhëna me autoritetet pasi i ka mbledhur ato përmes kamerës.
O-R3 kontrollohet nga distanca me një jetë të baterisë që zgjat deri në 1 km. Autoritetet aktualisht janë duke punuar për ta zgjeruar atë në 4 km.
Disa nga frazat që përdor boti përfshijnë: “Mbledhjet në këtë park nuk lejohen” dhe “Ju lutemi praktikoni distancën e sigurt në çdo kohë dhe mos u ngutni në këtë park.”
Bordi i Shërbimeve Publike e quajti robotin ‘inkurajues’ dhe planifikon që të shtojë numrin e tyre nëpër vende publike./arbresh.info/
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...