Në një hetim të kryer nga BBC dega në Arabi i cili ka analizuar të dhënat e fluturimit dhe pamjet që tregojnë se linja më e madhe ajrore iraniane Mahan Air, vazhdoi të udhëtonte gjersa kishte ndalesa të fluturimit në vend, dhe kontribuoi në përhapjen e Covid-19 në Lindjen e Mesme.
Mahan Air drejtoi qindra fluturime drejt dhe nga Irani, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Siria midis fundit të janarit dhe fundit të marsit, transmeton portali arbresh.info.
Të gjitha këto vende i dhanë lejen Mahan Air të aterojë. Dhe ata e bënë këtë ndërsa ndalimet e tyre për fluturimet rutinore nga Irani ishin në fuqi.
Burimet brenda linjës ajrore i thanë BBC-së se dhjetëra ekuipazhe të kabinës së Mahan Air po shfaqnin simptoma të Covid-19 dhe se kur stafi u përpoq të ngritte shqetësime në lidhje me menaxhimin e krizës së linjës ajrore dhe sigurimin e pajisjeve të sigurisë, ata u heshtën.
Mahan Air është sanksionuar nga SHBA për lidhjet e saj me Gardën Revolucionare të fuqishme Iraniane./arbesh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër